Ligjeratë e ministrit Ademi në Universitetin Kolumbia në Nju Jork: Anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO nuk ka alternativë, potenciali real i diasporës për të mbështetur integrimet euroatlantike
24 prill 2018
Gjatë ditë së djeshme, me ftesë të Institutit Hariman, ministri Ademi mbajti një ligjëratë në Universitetin Kolumbia në Nju Jork me temë "Ballkani Perëndimor, Maqedonia dhe proceset e integrimit - A ka rol për Diasporën?".
Në fillim të ligjeratës, Ministri Ademi referoi rëndësinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe rëndësinë e angazhimit të tyre strategjik drejtë integrimeve euro-atlantike. Në këtë kontekst, Ministri theksoi edhe angazhimin strategjik të Republikës së Maqedonisë për hyrje në NATO, duke vënë në dukje faktin se ajo daton që nga viti 1993 kur Kuvendi i Republikës së Maqedonisë miratoi Rezolutën për hyrjen e Republikës së Maqedonisë në NATO.