Në Venedik të Italisë bëhet promovimi i Odës Ekonomike Italo-Maqedonase API NORDEST
Në Venedik të Italisë ministri Dr. Xhemail Çupi së bashku me zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike z. Fatmir Bytyqi morën pjesë në promovimin e Odës Ekonomike Italo-Maqedonase API NORDEST e cila është e themeluar nga z. Munir Shemshi, biznismen Italian me prejardhje nga vendi ynë.
Gjitashtu ministri Çupi kishte rastin të mbajë fjalim për të shënuar këtë ngjarje të rëndësishme ku potencoi se iniciativa të tilla janë për lavdrata dhe për çdo mundësi bashkëpunimi me vendin amë qëndrojm të hapur.
Të pranishmit ngelen të kënaqur me këtë organizim ku mes ministrit Çupi dhe kryetarit të komunës së Trevisos z. Mario Conte u shkëmbyen dhurata si symbol i miqësisë mes dy shtete.