BIOGRAFIA

Xhemail Çupi ka lindur me 31.12.1980 në Dibër.

Ministri Çupi është Doktor i shkencave politike dhe Magjistër i Diplomacisë në Universitetit i Evropës Juglindore në Tetovë, me përvojë dekadash në fushën akademike dhe në sektorin publik.

Karrierën e ka filluar në Agjencinë e Punësimit në Dibër, ku ka punuar nga viti 2005 deri në vitin 2012.

Nga viti 2013-2016 ka punuar si këshilltar për marrëdhënie ndërfetare në Bashkësinë fetare islame të Maqedonisë së Veriut – në Myftininë e Dibrës. 


Në ndërkohë ka ndjekur disa trajnime profesionale, ndërsa nga viti 2017 është ligjërues në Kolegjin UBT në Prishtinë, Kosovë, në Fakultetin e Shkencave Politike dhe në programin e magjistraturës në Fakultetit të Politikave Publike dhe Menaxhmentit.


Ka qenë pjesëmarrës në disa projekte, seminare, trajnime, ndër të cilat: Programi për trajnim në Administratës Publike; “Grupet e cenueshme – karakteristikat, qasjet dhe kuadri ligjor”; Praktikat kundër diskriminimit gjatë punës me anëtarët e komunitetit rom; dhe në një varg konferencash ndërkombëtare rajonale ku ka prezantuar punime hulumtuese në fusha si: në inovacion; sundimi i ligjit dhe shoqëria civile; pluralizmi politik dhe post-komunizmi; politikëbërja dhe shekullarizimit në Maqedoninë e Veriut; Ballkani në kontekstin evropian dhe global; migrimit, lëvizshmëria, KOVID-19 dhe të tjera.


Zotëron aftësi për prezantimin e analizave të detajuara dhe intensive, për përgatitjen e raporteve të sakta dhe në kohë, si dhe aftësi për zgjidhjen e një sërë detyrash në mënyrë efikase.

Flet shqip (gjuhën amtare), maqedonisht dhe anglisht.
Çupi është i martuar dhe është baba i 3 fëmijëve
 

Albanian