STRATEGJIA
Duke pasur parasysh karakteristikat e segmenteve të ndryshme të diasporës, si dhe ndërlikueshmërinë e procesit të vendosjes së bashkëpunimit më të gjerë me të, gjatë hartimit të Strategjisë, Republika e Maqedonisë së Veriut është e përkushtuar në krijimin e një qasjeje të vetme në këtë fushë në përpjekjen për:
• Menaxhim efikas dhe transparent me procesin e bashkëpunimit me diasporën sipas prioriteteve të zhvillimit nacional, sidomos atij demografik, socio-ekonomik dhe zhvillimit kulturor në vend;
• Respektimi i interesave dhe nevojave të diasporës, mbrojtja e të drejtave të tyre në pajtim me legjislacionin nacional dhe ndërkombëtar dhe marrëveshjet e lidhura me shtetet e banimit;
• Procedura të qarta dhe efektive te drejtuara kah realizimi i interesit të përbashkët të shtetit dhe diasporës, si dhe ndërtimi i vazhdueshëm i besimit reciprok.
• Kahjet kryesore të veprimit të Strategjisë Nacionale për Bashkëpunim me Diasporën:
• Krijimi i kushteve të politikës reale të përfshirjes së diasporës për realizimin e të drejtave civile dhe sociale të saj;
• Vendosja e bashkëpunimit me diasporën si pjesë e zhvillimit të tërësishëm ekonomik dhe social të shtetit, e bazuar në interes të përbashkët dhe përfitim ekonomik;
• Rritje të aktiviteteve në fushën e arsimit dhe bashkëpunim me të rinjtë, si supozim për ruajtje të identitetit të tyre kulturor;
• Identifikimi i mundësive për bashkëpunim me diasporën shkencore dhe institucionet shkencore në vend, në funksion të avancimit të zhvillimit të vendit;
• Aktivitete dy kahëshe në fushën e kulturës dhe rritje e përfaqësimit në trashëgimisë kulturore të diasporës;
• Avancimi i legjislacionit nacional dhe procedurave me rëndësi për bashkëpunim me diasporën;
• Përshtatja e vazhdueshme e bashkëpunimit me ndryshime dhe gjendjet aktuale në vend dhe në diasporë;
• Vendosja e mekanizmave për zbatim të Strategjisë.
Për zbatim të suksesshëm të Strategjisë është e domosdoshme të përmbushen këto supozime themelore:
• Krijimi i supozimeve juridike dhe institucionale për bashkëpunim afatgjatë dhe efikas me diasporën;
• Ndjekja e vazhdueshme e ndryshimeve në karakteristikat e segmenteve të ndryshme të diasporës, si dhe ndjekja e rezultateve dhe ndikimi nga vet aktivitetet si supozim për përcaktimin e tërësishëm dhe/ose modifikimin e masave dhe aktiviteteve;
• Përfshirje më të madhe të organizatave nga diaspora gjatë të konceptuarit dhe realizimit të Strategjisë;
• Ndërtimi i vazhdueshëm i besimit me diasporën;
• Përgjegjësia publike e ministrive kompetente dhe institucioneve tjera/organizatave në vend dhe organizatave në diasporë për përparimin gjatë përmbushjes së qëllimeve dhe zbatimit të masave dhe aktiviteteve;
• Krijimi i supozimeve për zhvillim dhe realizim të potencialit individual dhe familjar të përfaqësuesve të diasporës, si dhe potencialit të bashkësisë lokale, në funksion të avancimit të zhvillimit lokal në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
• Avancimi i kapacitetit nacional për analizë, krijim dhe zbatim të politikave të bashkëpunimit me diasporën, si dhe ndjekje dhe vlerësim të realizimit të Strategjisë;
• Zgjerimi i partneritetit me vendet e banimit, me organizatat rajonale dhe ndërkombëtare, organizatat joqeveritare dhe organizatat tjera, sektorin privat dhe aktorëve tjerë në raport me bashkëpunimin me diasporën;
• Vendosja e një strategjie gjithëpërfshirëse për komunikim për të zhvilluar një mbështetje të gjerë për Strategjinë Nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me diasporën.
- ÇËSHTJET POLITIKO – JURIDIKE DHE KONSULLORE
- DIASPORA DHE ZHVILLIMI EKONOMIK
- ARSIMI, SHKENCA DHE TË RINJTË
- LIDHJET KULTURORE, IDENTITETI KULTUROR DHE TRASHËGIMIA KULTURORE