DIASPORA DHE ZHVILLIMI EKONOMIK
• Diaspora dhe zhvillimi ekonomik
Vendosja e bashkëpunimit ekonomik të vend dhe diasporës në fusha të ndryshme, i bazuar në partneritet, mundësi të barabarta dhe dobi të përbashkët.
Kontributi i diasporës për avancimin e zhvillimit ekonomik të Republikës të Maqedonisë së Veriut është i pakontestueshëm dhe tepër i rëndësishëm. Diskutimet e deritashme në këtë fushë me shpesh i referoheshin dërgesave devizore dhe nevojës për investime të rritura të drejtpërdrejta të diasporës. Njëkohësisht, ishin lënë pas dore aspekte të rëndësishme që janë po aq të rëndësishme dhe në interes të përbashkët për vendin dhe për diasporën. Rrjedhimisht, në Strategji mbetet përcaktimi për avancimin e mundësive për bartje të shpejtë, sigurt dhe më të lire të dërgesave devizore dhe krijimi i supozimeve për shfrytëzim më produktiv të tyre, si dhe avancimi i kushteve për përfshirje më të madhe të afaristëve nga diaspora në të gjitha format e aktiviteteve investuese në vend. Përveç asaj, është identifikuar nevoja për: vendosje të bashkëpunimit në fushën e bartjes së njohurive dhe teknologjisë në fusha të ndryshme; vetëdijesimi për nevojën për eksport të produkteve maqedonase në vendet/rajonet me numër më të madh të diasporës; zhvillimi i turizmit nga diaspora; avancimi i gjendjeve në pjesën e kontributeve filantropike të diasporës. Efektiviteti i aktiviteteve në këto fusha në thelb është përcaktuar nga realizimi i tyre në nivel local dhe përkushtimi i pushteteve locale për shfrytëzimin e këtij potenciali zhvillimor.