Ministri Xhemail Çupi priti në vizit zyrtare Ambasadoren e Republikës së Gjermanisë

Sot, Ministri pa resor – përgjegjës për diasporë Xhemail Çupi, priti në vizitë zyrtare Ambasadoren e Republikës së Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Shkëlqesinë e saj znj. Anke Holstein. German Embassy Skopje
Bashkërisht diskutuan për çështjet që tangojnë diasporën, me theks të veçantë të atyre që jetojnë dhe veprojnë në Republikën e Gjermanisë, për migrimin e të rinjve, ikjen e trurit, ndihmën që mund tua sigurojmë përmes ambasadave tona dhe krijimin e parakushteve për të investuar në vendlindje. 

Para Shkëlqesisë së saj u prezentua disa segmente të strategjisë nacionale për diasporë, sidomos iniciativën për krijimin e një grupi parlamentar për bashkëpunim me diasporën duke përfshirë deputetë si nga pushteti ashtu edhe nga opozita. 

Në fund, ministri shprehu gatishmëri për bashkëpunimin me Ambasadën e Republikës së Gjermanisë dhe me partnerët e saj në implementimin e zyrës për diasporë në nivel lokal. 
 

Albanian