Takim i ministrit Xhemail Çupi me ambasadorin e Italisë Andrea Silvestri: Unifikimi i diasporës në Itali
Sot, ministri i angazhuar për diasporë priti në vizitë zyrtare shkëlqesinë e tij, Ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut z. Andrea Silvestri. Ambasciata d'Italia in Skopje
Ministri Çupi e informoi Ambasadorin Silvestri për strategjinë, projektet dhe sfidat e punës së kabinetit të diasporës në këtë mandat, me ç’ rast theksi u vendos te unifikimi i shoqatave të diasporës që veprojnë në Republikën e Italisë duke tejkaluar të gjitha paragjykimet etnike, fetare dhe kulturore dhe duke u përqendruar në mundësitë që i ofron shteti amë për realizimin e projekteve të përbashkëta.
Shkëlqesia e tij potencoi se diaspora që vjen prej Republikës së Maqedonisë së Veriut, si individualisht ashtu edhe në formë të organizuar përmes shoqatave aktive është e integruar dhe e suksesshme në Republikën e Italisë.