Takim Ministrit Xhemail Çupi me Kryetarin e Gostivarit Taravari: Bashkëpunimet në nivel lokal janë prioritet i Ministris së diasporës

Strategjia shtetërore për diasporë që ka të bëjë me bashkëpunimin në nivel lokal do të shpërndahet paralelisht me të gjitha komunat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, andaj sot në një takim pune ministri i angazhuar për diasporë Xhemail Çupi u prit nga Kryetari i Komunës së Gostivarit z.Arben Taravari, ku biseduan dhe u pajtuan se mërgata jonë është ajka e shoqerisë. z. Taravari shprehu gatishmëri në bashkëveprimin e kabineteve tona në realizimin e projekteve që do të dakordohemi bashkërisht

Albanian