Takim zyrtar i ministrit Xhemail Çupi me Amir Bilalli - Zëvendës drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport

Sot, Ministri pa resor – përgjegjës për diasporë, u takua me zëvëndësdrejtorin e Agjencisë për Rini dhe Sport z. Amir Bilalli. Atë e përgëzoi për vullnetin e tij të madh për avancimin e projekteve rinore. Bashkë biseduan për projektet të rëndësishme në sferën e sportit dhe për rininë, e me theks të veçantë tek diaspora jonë.


Janë katër projekte esenciale që do fuqizojnë rininë tonë aktive në diasporë, mes tyre:
• Rritja e mobilitetit dhe bashkëpunimit mes rinisë këtu dhe atyre që jetojnë në diasporë;
• Në bashkëpunim edhe me shoqërinë civile, vendosja e programit për praktikë verore dhe voluntarizëm për rininë e diasporës;
• Krijimin e programeve për arsim joformal të të rinjve të diasporës përmes trajnimeve, konferencave etj; dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme,
• Krijimi i “Klubit rinor të diasporës”, inkuadrimin e këtij klubi si trup këshillues në institucionet e Agjencisë për rini dhe sport dhe aktivitete të përbashkëta mes tyre dhe organizatave rinore në vendin tonë.
 

Albanian