Ministri z. Çupi u takua me Kryetarin e Kuvendit z. Talat Xhaferi

Në një takim zyrtar, Ministri i angazhuar për diasporë Dr. Xhemail Çupi u prit nga Kryetari i Kuvendit në Republikën e Maqedonisë së Veriut z.Talat Xhaferi. 

Gjatë takimit, u diskutua për rëndësinë dhe rolin jetëgjatë të mërgatës nga Republika e Maqedonisë së Veriut si faktor kyç në bërjen dhe realizimin e politikave strategjike në lidhje me diasporën. Andaj si pikë e veçantë e diskutimit ishte formimi i një grupi parlamentar për bashkëpunim me diasporën ku do të përfshihen deputetë si nga pushteti po aq edhe nga opozita, kështu do të krijohet një model i ri i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe diasporës ku do të skanohet gjendja aktuale dhe do të krijohen standarde dhe politika të reja afatgjatendërmjet palëve.
 

 

Albanian