Ministri z. Xhemail Çupi në takim me komunitetin dibran në shtetin e Nju Jorkut, SHBA
Ministri i angazhuar për diasporë në Republikën e Maqedonisë së Veriut Dr. Xhemail Çupi i shoqëruar me drejtorin e Agjencisë për investime z. Bekim Emini, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht në shtetet e Nju Jorkut dhe Nju Xhersit, zhvilluan një takim me “Shoqatën Atdhetare Dibra„ (SHAD).
Takimi kishte karakter informativ, ku përmes një prezantimi interaktiv, me pika konkrete u potencuan të gjitha mundësitë që Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i ofron për diasporën, por u shpalosën edhe disa nga projektet për diasporë që do iniciohen prej shoqatës dhe do mbështeten nga Ministri për diasporë dhe institucionet relevante në Republikën e Maqedonisë së Veriut.