Ministri z. Xhemail Çupi u takua me afaristin e sukseshëm të diasporës së Maqedonisë në SHBA
Gjatë takimeve të Ministrit të angazhuar për diasporë në Republikën e Maqedonisë së Veriut Dr. Xhemail Çupi me afaristë të suksesshëm të diasporës së Maqedonisë në SHBA, mund të veçojmë takimin me z. Selim Rusi, një sipërmarrës me shtrirje biznesore të gjerë në Amerikë por vitet e fundit edhe në vendin tonë, pasi z. Rusi është partner i kompanisë KFC për tërë Ballkanin, me mbi 800 punësime momentale dhe shumë partneritete të tjera me kompani gjermane.
Ministri Çupi me këtë rast i ndau atij një mirënjohje me dedikim për kontributin e tij në punësimin e qindra qytetarëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut si në Shtetet e bashkuara të Amerikës po aq edhe në vendlindje dhe për lobimin e tij permanent të çështjes kombëtare, duke qenë se është edhe konsull nderi në Republikën e Shqipërisë.