Ministri z. Xhemail Çupi në Nju Jork vizitoi shoqatën Vatra dhe disa përfaqësues të diasporës në SHBA

Ministri përgjegjës për diasporë në Republikës së Maqedonisë së Veriut, Xhemail Çupi, i cili po qëndron për vizitë disa ditore në SHBA, ka realizuar takim me përfaqësues të diasporës shqiptare, veçanti vizitë në selinë e Vatrës në Bronx-New York.
I shoqëruar nga drejtori i Agjencisë për Investime, Bekim Emini, ai dhe kryetari i Shoqatës Atdhetare “Dibra” Dashnor Miftari, morën pjesë në një aktivitet në selinë e Federatës Pan – Shqiptare e Amerikës, VATRA, promovimin e librit “Ambasador i Pushtetit të Butë” të autorit Mal Berisha, ish Ambasador i Shqipërisë në Londer.
Ministri përgjegjës për Diasporën në Republikën e Maqedonisë së Veriut Dr. Xhemail Çupi, tha se kishte zgjedhur vizitën në Selinë e Vatrës për takim me disa përfaqësues të diasporës shqiptare në New York, “Jo pa qëllim! zgjodha takimin në Vatrën e kolosve të kombit shqiptar, gjenerat mbas gjenerate mban gjallë frymën e themeluesve të saj", tha ai.
Në fillim të fjalës së tij ministri z. Çupi – pohojë se kishte ardhur me shumë dëshirë për të përshëndetur autorin e këtij libri, Diplomatin Mal Berisha, (studiuese dhe profesor i diplomacisë botërore), por edhe për t’u takuar me vatranët dhe disa aktivist e përfaqësues të komunitetit shqiptar :
 “Vërtetë, ndjehem i nderuar dhe i privilegjuar që gjendem në mësim tuaj. Në diskutimin e lirë që kishim me Sokolin(editorin e Diellit), por gjithashtu edhe me anëtarin vatranin e hershëm dhe të përkushtuar Ibrahim Kolari, u dakorduam se ky ishte momenti më i duhur për ta takuar “Vatrën” dhe anëtarët e saj, por edhe aktivistë dhe disa përfaqësues të komunitetit. Ku mbasi “kalova” disa opsione mendova se njëri prej tyre ishte edhe opsioni më i përshtashëm, promovimi i një libri të shquar diplomatik, i një studiues i diplomacisë”.
Pra, kjo ishte me të vërtetë një kënaqësi e madhe! tha ai.
Duke qenë se presidenti i “Vatrës” z. Elmi Berisha, nuk ishte prezent, (për arsye shëndetësore) ai u përfaqësua në ketë takim nga President Nderi i Federatës Pan-shqiptare të Amerikës “VATRA”, z. Agim Rexha, i cili pranoi me këtë rast një pllakatë Mirënjohje në emër të shtetit të Maqedonisë, të cilën ia dorëzoi ministri Çupi.
Ministri z. Çupi, e shfrytëzoj rastin përmes foltores dhe kësaj vizite në shtëpinë e Vatrës, që ta përshëndes dhe ti uroj sukses në mandatin e tij, kryetarit Elmi Berisha, punë të mbarë dhe shërim të shpejt.
Më tej ai ka rikujtuar historinë e madhe të diasporës shqiptare lidhur fort nëpërmjet dy figurave kyçe të saj Fan Noli dne Faik Konica, themeluesit e Vatrës njëqindedhjetë vjeçare.
 “ Kam kënaqësinë dhe privilegjin që të jem në mesin tuaj dhe të ndjej nga afër shpirtin e veprimtarisë atdhetare shekullore të Federatës suaj patriotike, duke kujtuar dëshirën unifikuese mbarë shqiptare të themeluesve të parë të federatës “Vatra”, me theks të veçantë Fan Nolin dhe Faik Konicën, figura kyçe këto, mjaft të ndritura dhe madhështore të kombit tonë, dhe përfaqësues politik e diplomatik dinjitozë dhe reprezentativë të popullit fisnik shqiptarë, të dalluar në botë dhe veçanërisht në SHBA, për nga forca dhe gjerësia e mendimeve, për nga vështrimi vizionar i ngjarjeve politike, për nga polivalenca krijuese, e shumë karakteristika të tjera motivuese dhe inspiruese për brezat e rinj në këtë hemisferë tej-oqeanike.”


Ndërsa, duke kujtuar angazhimin dhe sakrificën e pa diskutueshme të gjithë udhëheqësve dhe aktivistëve që punuan për lobimin sa më të mirë të çështjes shqiptarëve në Amerikë, Ministri përgjegjës për diasporë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Xhemail Çupi, nënvizojë :
 “Aktivitetet e juaja të dëshmuara, nga secili nga ne, qofshim persona me autorizime zyrtare, qofshim akademikë apo shkencëtarë, mjekë apo inxhinierë, afaristë apo punëtorë të thjeshtë, me mjetet në dispozicion dhe me format adekuate, e kemi amanet prej Zotit dhe prej të parëve tanë të punojë në ruajtjen e vlerave njerëzore, në kultivimin e traditave dhe gjuhës tonë, në zhvillimin ekonomik të vendit tonë, në avancimin e çështjes shqiptare, etj, gjithmonë, duke u mbështetur në parimet e vlerave demokratike dhe civilizuese dhe duke u kujdesur që mos cenojë të drejtat e tjerëve.”
Ai ndër të tjera tërhoqi vemendjen se sot ne shqiptarët kudo, po përballen me një situatë tejet alarmante “ atë të ashtuquajtur “ikjes së trurit”, ku të rinjtë shkollohen, specializohen dhe edukohen në vendet e tyre, por frutat e tyre i gëzon vendi i huaj”,  tha ai.
Çupi u shpreh se siç është e bashkuar mërgata shqiptare që vjen prej Kosove, Shqipërie, Maqedonie të Veriut,Mal i zi, etj. po aq të unifikuar duhet të jenë edhe tre shtetet reprezentative dhe me këtë rast theksi vendoset te aspekti ligjor dhe normativ, gjegjësisht te unifikimi i programeve studimore, kurikulave, abetares së unifikuar, e shumë projekteve të tjera që duhet të jenë të përbashkëta.
Për këtë qëllim ai u shpreh se : “Ndërtimi i partneritetit ndërmjet qeverive dhe diasporës tonë, është një proces afatgjatë i cili ka shanse më të mëdha për sukses nëse bazohet në komunikim të mirë dhe besim të përbashkët, respektivisht në bindjen e të gjithë palëve të përfshira se përfitojnë një vlerë të barabartë nga bashkëpunimi i vendosur.”
Në fund, Ministri përgjegjës për diasporë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Xhemail Çupi, përshëndeti duke ju dëshiruar suksese të vazhdueshme të aktiviteteve patriotike, diasporën shqiptare, dhe tha se “jam i gatshëm për bashkëpunime frytdhënëse, në të mirë kolektive dhe në avancim të çështjes shqiptare”. 
 

Albanian