Ministri z. Xhemail Çupi vizitoi kishën maqedone "Shën Nikola" në Nju Xhersit të SHBA-ve

Në vazhdën e vizitave dhe takimeve me diasporën, ministri i angazhuar për Diasporë, Dr. Xhemail Çupi vizitoi kishën ortodokse maqedone “Shën Nikolla” në shtetin e Nju Xhersit dhe pa nga afër aktivitetet fetare dhe kulturore të kësaj qendre të dalluar për komunitetin ordodoks maqedon. I shoqeruar nga drejtori i Agjencionit për investime z. Emini dhe konzullit gjeneral z. Panev, ai u prit nga kryetari i bordit kishtar z. Ivo Markovski dhe nga shërbyesi fetar Dejan Gjorçeski. 
Bashkërisht u dakorduan që këto vizita të intensifikohen dhe të zhvillohen në periudhë kur do ketë edhe manifestime të ndyshme kulturore.

Albanian