Ministri z. Xhemail Çupi vizitoi Qendrën Islame në Staten Island të themeluar nga diaspora që vjen nga Komuna e Zhupës
Në vazhdën e takimeve të rëndësishme të Ministrit Çupi në Amerikë ishte edhe takimi me komunitetin mysliman nga Komuna e Zhupës. Edhe pse ky komunitet është formuar vitet e fundit, ai përfshin shumë aktivitete, mes tyre shërbimet fetare dhe mësimet fetare për fëmijë në fundjavë. Në shoqërimin e drejtorit për investime të huaja z. Emini dhe Konsullit gjeneral z. Panev, ministri u prit nga imami i njohur nga Shkupi Mr. Omer Musa, kryetari i qendrës z. Denis Xhemovski dhe disa nga antarët.