Ministri z. Xhemail Çupi u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Bujar Osmani

Në një takim zyrtar, Ministri i angazhuar për diasporë Dr. Xhemail Çupi u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Bujar Osmani.
Në takim u diskutua për harmonizimin e aktiviteteve të kabinetit të Ministrit të angazhuar për diasporës, një njërën anë dhe sektorit të diplomacisë publike, diasporës dhe bashkëpunimit në kulturë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në anën tjetër. U vendos për marrjen e të gjitha materialeve arkivore të ish Ministrit të diasporës z. Ademit, që para disa viteve ishin transferuar te Ministria e Punëve të Jashtme; Njëkohësisht u dakorduan për mobilitete kadrovike, gjegjësisht angazhimin me transfer të një diplomati karriere në kabinetin e Ministrit të angazhuar për diasporë për qasje më të lehtë të shërbimeve konsullore për diasporën dhe shumë gjëra të tjera që kanë të bëjnë me avancimin e politikave të diasporës.

Albanian