Ministri z. Xhemail Çupi i shoqëruar nga zëvendësministri i Kulturës z. Daim Luçi priti në takim pune delegacionin e Universitetit 18 Marsi të Çanakalasë në Republikën e Turqisë

Në vazhdë të takimeve të punës, i shoqëruar nga zëvendësministri i Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Daim Luçi, ministri Dr. Xhemail Çupi mirëpriti delegacionin e Universitetit “18 Marsi” të Çanakalasë në Republikën e Turqisë (Çanakkale Onsekiz Mart Üniversitesi), të kryesuar nga Rektor prof. Dr. Sedat Murat.

Në takim u diskutuan tema të ndryshme, duke përfshirë edhe diasporën tonë, marrë në konsideratë numrin e madh të saj në Republikën e Turqisë. Theks i veçantë në bisedë ishte sigurisht diaspora shkencore si një faktor relevant, ku rektori shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ardhshëm në këtë fushë me interes të përbashkët.



 

Albanian