Ministri z. Xhemail Çupi në vizitë zyrtare priti Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin e Republikës së Bullgarisë z. Angel Angelov

Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, sot në ambientet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të takimit të përbashkët miqësor ndërmjet Ministrit të angazhuar për diasporë, Dr. Xhemail Çupi dhe Ambasadorit të Republikës së Bullgarisë në Shkup, shkëlqesisë së tij, z. Angel Angelov, u diskutuan tema që kanë të bëjnë kryesisht me diasporat e dy vendeve, rolin dhe ndikimin e tyre në vendet e origjinës por edhe në përgjithësi për të gjitha fushat që janë të rëndësishme në marrëdhëniet bilaterale.


Rrjedhimisht, të dyja palët ranë dakord se duhet të punohet shumë për thellimin dhe forcimin e marrëdhënieve fqinjësore përmes konsultimeve dhe takimeve produktive të mbushura me mirëkuptim reciprok të pikëpamjeve eventuale të kundërta për disa çështje dhe gjithashtu tejkalimin e sfidave në procesin e integrimit evropian. 

Albanian