Ministri z. Xhemail Çupi në vizit zyrtare në Gjermani u prit nga kryetari i Unionit i Qendrave Islame Shqiptare në Gjermani, z. Mensur Halili

Me datë 27.04.2022,  Ministri Dr. Xhemail Çupi filloi vizitën e punës në Republikën Federale të Gjermanisë, i shoqëruar nga antarët e kabinetit të diasporës, z.Demiri dhe z.Korumi.
Takimi i parë u realizua në Dyseldorf, në hapsirat e  Qendrës Kulturore Islame Shqiptare ku ministri Dr. Xhemail Çupi u prit nga Kryetari i Unionit të Qendrave Islame Shqiptare në Gjermani (Uiazd) z. Mensur Halili, kolegëve të tij dhe antarët e tjerë të kryesisë dhe unionit. 
Gjatë takimit u këmbyen mendime rreth pozitës të diasporës në Gjermani, ndër tjerash u bisedua edhe për mundësit që shteti amë ua ofron mërgatës tonë, në këtë rast në Gjermani.
Kryetari i unionit dhe antarët e tjerë të kryesisë informuan për pozitën e tyre dhe aktivitetet që i kanë realizuar me planprogramin e tyre.
Gjithashu u propozuan forma të ndryshme të thellimit të bashkëpunimit të ndërsjelltë.

Albanian