Ministri z. Xhemail Çupi vizitoi Qendrën shqiptare islame Ebu Hanife në Troisdorf të Gjermanisë
Nën organizimin e Qendrës shqiptare islame Moschee "Ebu Hanife" Troisdorf, Ministri Dr. Xhemail Çupi, me kënaqësi të madhe mori pjesë në iftarin e shtruar për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe natës së Kadrit.
Ministri Dr. Xhemail Çupi, falënderoi për ftesën kryetarin e qendrës së “Ebu Hanife”, z. Mahir Mustafa dhe anëtarët e kyesisë, gjithashtu i përgëzoj për punën që po bëjnë në këtë qendër dhe kontributin e dhënë në mbajtjen e lidhjeve mes qytetarëve që jetojnë në qytetin e Troisdorfit edhe rrethinë. Vlen të theksohet se në këtë takim ishte i ftuar edhe Konzulli gjeneral i Kosovës në Bonn, z. Arjan Kashtanjeva.