Ministri z. Xhemail Çupi takoi Komisioneren Federale për Migracionin, Refugjatët dhe Integrimin të Republikës Federale Gjermane, znj. Reem Alabali-Radovan

Ministri Dr. Xhemail Çupi, takim zyrtar në Berlin me homologen gjermane znj.  Reem Alabali-Radovan, Ministreshën e Shtetit në Kancelarinë Gjermane dhe Komisioneren Federale për Migracionin, Refugjatët dhe Integrimin në Kabinetin e Kancelarit z. Olan Scholz, ishte e një rëndësie të madhe. 
Temë e takimit ishte migracioni, marrë parasysh faktin që diaspora jonë në Gjermani veçse ka arritur shifrat 132 mij banorë. Gjithashtu u diskutua edhe për socializimin e diasporës dhe përfshirjen e shoqatave në aktivitetet shoqërore në Gjermani, por duke u kujdesur në ruajtjen e identitetit, gjuhës dhe kulturës së tyre. Ministri Dr. Xhemail Çupi, ministreshës i shpalosi edhe disa nga sfidat dhe problematikat që përballet diaspora jonë në Gjermani, me theks të veçantë ligjin që ndalon pasaportën e dyfishtë, ligj ky që i detyron ato të tërhiqen nga nënshtetësia e tyre amë, andaj znj. Alabali-Radovan i premtoi se brenda mandatit të saj do bëjë përpjekje maksimale që ky ligj të shfuqizohet. 
Bashkërisht u zotuan në bashkëpunime më të thella në fushën e integrimit të diasporës sonë në Gjermani. 

Albanian