Ministri z. Xhemail Çupi me sugjërime konkrete deri tek organet kompetente shtetërore për lehtësime kufitare për mërgimtarët gjatë hyrjeve dhe daljeve

Në bazë të ankesave të diasporës sonë, ministri Dr. Xhemail Çupi, dërgoi sugjërime konkrete deri tek organet kompetente shtetërore për zbatimin e metodave lehtësuese të punës brenda dispozitave ligjore, kompetencave dhe kapaciteteve të parashikuara në Ligjin për kontrollin kufitar dhe Ligjin për doganat, me qëllim të tejkalimit të sfidave me të cilat përballet diaspora jonë gjatë vizitës në vendlindje, sidomos në kohën e pushimeve verore, kur fluksi në pikat kufitare është më i madh.
Sugjerimet e ministrit për këto çështje janë si më poshtë:

-Të shfytëzohen të gjithë potencialet dhe mundësitë kadrovike, teknike dhe organizative për rritjen e efikasitetit dhe shpejtësisë gjatë kontrollit të trafikut kufitar në hyrje/daljet e vendkalimeve
kufitare; dhe

-Të hapet korsi e posaçme shtesë posaçërisht për qytetarët tanë që jetojnë në diasporë.

Albanian