Ministri z. Xhemail Çupi në vizitë pune në Ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, realizoi takim me znj. Artemis Malo
Në Ministrinë e Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, u realizua takim me znj. Artemis Malo. Në takim u shkëmbyen mendime për bashkëpunime të mëtejshëm mes dy vendeve në fushën e diasporës dhe pakicave kombëtare maqedonase(PKM).
Ministri Çupi e informoi për dinamikën e bashkëpunimit me diasporën dhe rëndësinë e saj për vendin tonë në përgjithësi, gjithashtu se në Republikën e Maqedonisë së Veriut pritet të miratohet ligji për diasporën, me të cilin pritet të intensifikohet bashkëpunimi dypalësh për zbatimin e Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet dy vendeve, i cili së shpejti duhet të ratifikohet nga parlamentet në RMV dhe RSH.
Theksoi mundësinë e pjesëmarrjes në projekte të përbashkëta në fushën e diasporës, duke pasur parasysh faktin se kemi një diasporë të përbashkët në Evropën Perëndimore dhe jashtë saj, si dhe shkëmbimin e përvojave në lidhje me mënyrat e hartës së diasporës në botë, për të marrë të dhëna për numrin më të afërt, profilin e profesioneve dhe karakteristika të tjera. U theksua nevoja për një bashkëpunim më të madh të shërbimeve kufitare për kalimin pa pengesa dhe të shpejt të kufirit.
Ai bëri të ditur se është duke u zhvilluar projekti për themelimin e Qendrave Komunale në mbarë vendin, të cilat do t'u shërbejnë mërgimtarëve që do të qëndrojnë në vend gjatë verës si qendra për marrje të informacioneve për të drejtat dhe detyrat e tyre që kanë gjatë qëndrimit në vendin amë.
ZMEPJ Malo, nga ana e saj propozoi bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike - konzullore (PDK) për shfrytëzimin e ambienteve të përbashkëta në PDK-të tona me qëllim të zvoglimin e shpenzimeve dhe rritjen e bashkëpunimit në fushën diplomatike dhe konsullore ndërmjet përfaqësitë tona. Gjithashtu raportoi se në R. e Shqipërisë ka një ligj për mbrojtjen e pakicave kombëtare ku sipas Kushtetutës njihen 9 minoritete, përfshirë këtu edhe pakicën kombëtare maqedonase. Shprehu gatishmërinë për bashkëpunim edhe më intensiv me minoritetet në RSH si dhe me PKM.
Nga dy anët u theksua nevoja që pika kufitare në fshatin Xhepishtë të jetë e hapur 24/7 për qarkullimin e mallrave dhe njerëzve dhe të zbatohet jo vetëm për popullatën vendase, por për të gjithë qytetarët e të dy vendeve.