Ministri z. Xhemail Çupi në vizitë pune në Republikën e Shqipërisë, u takua me ish-ministrin për diasporë, z. Pandeli Majko

Takimi me deputetin dhe ish-ministrin për diasporë, z. Pandeli Majko ishte shumë i dobishëm për sa i përket përvojës së tij në fushën e çështjeve të diasporës, për të ofruar shërbime sa më të mira dhe lehtësuese për diasporën.
P. Majko theksoi se diaspora shqiptare në botë është një, pavarësisht origjinës, ndaj vendimet e qeverisë në rajon duhet të jenë të unifikuara. Ai tha se pas përfundimit të reformës në çështjen e diasporës, ish-Ministria e Diasporës në Republikën e Shqipërisë, ministër i së cilës ai ishte, tashmë është pjesë e Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme, por pavarësisht kësaj, bashkëpunimi i diasporës mes dy vendet duhet të vazhdojnë.
Mininistri Çupi informoi se Ligji për diasporën është në fazën përfundimtare të miratimit në RMV dhe se po shqyrtohen mundësitë për votim elektronik të diasporës, në mënyrë që mërgimtarët në mbarë botën të mund të votojnë, duke ditur vështirësitë që ekzistojnë me prezencën personale në përfaqësitë diplomatike - konzullore (PDK).
Ai vuri në dukje se do të bëhen përpjekje për të arritur aplikimin e një abetare të përbashkët për mërgimtarët shqiptarë me origjinë RMV-së, siç përdoret tani nga diaspora e R. së Shqipërisë dhe R. së Kosovës.
 

Albanian