Ministri z. Xhemail Çupi në vizitë pune në Republikën e Shqipërisë, u takua me ish-ministrin në Ministrin e Punëve të Jashtme, z. Arian Starova
Në drekën e punës me ish-ministrin në Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, ish-deputetin dhe kryetarin aktual të Bashkimit Liberal Demokrat z. Arian Starova, u shkëmbyen mendime dhe përvoja në fushën e diplomacisë dhe në atë kontekst u përmendën problemet me të cilat ballafaqohet diaspora jonë. Duke pasur një përvojë të çmueshme në fushën e politikës së jashtme u morën njohuri më të detajuara nga karriera e tij politike.
Ky takim shërbeu si një udhërrëfyes i mirë për bashkëpunim të mëtejshëm edhe më të frytshëm në politikën e jashtme dhe në këtë kuadër për promovimin sa më të suksesshëm të vlerave të diasporës.