Ministri z. Xhemail Çupi realizoi vizitë pune me Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Tiranë, z. Danço Markovski

Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si nikoqirë u realizua takim me ambasadorin z. Danço Markovski me të cilin u bisedua për punën dhe aktivitetet e përfaqësisë sonë diplomatike - konzullore në Tiranë. Ambasadori Markovski theksoi se Ambasada në këtë periudhë përveç mardhënieve bilaterale dhe punëve të rregullta konsullore, realizon edhe disa projekte në fushën e kulturës me qëllim të ruajtjes së identitetit kulturor dhe kombëtar të pakicës kombëtare maqedonase në Republikën e Shqipërisë.
Ministri Çupi shprehi gatishmëri për të mbështetur të gjitha aktivitetet e ardhshme të ambasadës në pjesën e financimit të shoqatave tona në Republikën e Shqipërisë si dhe në pjesën e organizimit të eventeve kulturore në qytetet ku jeton dhe vepron pakica kombëtare maqedonase (PKM). 

Albanian