Ministri z. Xhemail Çupi vizitoi shoqatën Bashkësia Dibrane në Republikën e Shqipërisë, Tiranë

Në takimin me shoqatën “Bashkësia Dibrane” me seli në Tiranë, një nga komunitetet më të vjetra dibrane që jetojnë në Tiranë, të cilët në vitet e largëta 1912-1913 si pasojë e agresorit të atëhershëm pa vullnetin e tyre migruan nga Dibra në Tiranë.
Sot ky komunitet numëron shumë intelektualë, profesorë, shkencëtarë, punonjës të kulturës, shkrimtarë etj. të cilët si brez i gjashtë i integruar vazhdojnë traditën dhe kulturën dibrane në Tiranë.
Ministri Çupi informon për mundësitë e pjesëmarrjes së tyre në projekte të ndryshme kulturore, botuese dhe aktivitete të tjera për të ushqyer traditën dhe kulturën e popullit të Dibrës në Tiranë dhe më gjerë. I ftoi që të vizitojnë RSM-në për të vendosur bashkëpunim me institucionet shtetërore në vendin tonë.


 

Albanian