Ministri z. Xhemail Çupi në vizitë pune u takua me Komisionin për pakicat kombëtare në Këshillin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë

Në takimin me anëtarët e Komisionit për pakicat kombëtare në Këshillin e Ministrave të Republikës së Shqipërisë, u diskutua për gjendjen me pakicat kombëtare në Republikën e Shqipërisë me theks të veçantë për gjendjen e Pakicave kombëtare maqedonase (PKM).
Znj. Bezhani, kryetarja e Komitetit informoi për punën dhe aktivitetet e Komisionit dhe i prezantoi anëtarët e tij, i cili numëron nëntë pakica kombëtare, duke përfshirë edhe Pakicën kombëtare maqedonase (PKM) përfaqësuar nga znj. Marjana Felah (Kostofski). Theksoi se Republika e Shqipërisë i kushton vëmendje të veçantë minoriteteve dhe mbështet në mënyr aktive punën e Komisionit, i cili përpiqet në të ardhmen që pakicat kombëtare të kenë një përfaqësues në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. E lavdëroi punën e përfaqësueses së PKM-së znj. Felah, e cila është aktive në të gjitha aktivitetet lidhur me ruajtjen e identitetit kombëtar, historisë, kulturës së maqedonasve që jetojnë në R. Shqipërisë.
Mininistri Çupi shprehu kënaqësinë që Republika e Shqipërisë, me punën dhe me aktivitetet e Komitetit, ka bërë progres të dukshëm në avancimin e të drejtave të pakicave kombëtare. Shprehu mirënjohje për pritjen dhe sugjeroi mbajtjen e takimit të përbashkët të Komitetit për pakicat kombëtare të Republikës së Shqipërisë me Agjencinë për zbatimin e të drejtave të bashkësive në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Ambasadori i RMV-së në RSH, z. Markovski tha se Komiteti ka një detyrë të madhe përpara në avancimin e pozitës së pakicave kombëtare në drejtim të mësimit të gjuhës amtare, ruajtjes së identitetit të tyre kombëtar dhe kulturor dhe se Ambasada do të jetë urë lidhëse për të ndihmuar në realizimin e aktiviteteve të planifikuara të Komiteti.


 

Albanian