Ministri z. Xhemail Çupi realizoi takim pune me përfaqësues të Partisë Socialiste të Shqipërisë

Takimi me përfaqësues të Partisë Socialiste të Shqipërisë për çështjet e diasporës, deputeti z. Lavdrim Krashii dhe zv.ministrja e Brendshme znj.Romina Kuko, u realizua në ambientet e selisë së PS në Tiranë.
Ministri Çupi në takim theksoi se avancimi i të drejtave të diasporës duhet të jetë angazhimi ynë i përbashkët, për të cilin qeveritë e dy vendeve po marrin masa të shumta në këtë drejtim. Gjithashtu e rëndësishme është që Memorandumi i Bashkëpunimit në fushën e diasporës tashmë i nënshkruar ndërmjet dy vendeve, që të ratifikohet sa më shpejt nga parlamentet e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. 
Shprehu pritjen që së shpejti në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të formohet një grup parlamentar për bashkëpunim me diasporën, i cili do të kontribojë për bashkëpunim edhe më të ngushtë ndërmjet deputetëve në të dy parlamentet.
Theksoi se Kabineti i ministrit i angazhuar për diasporë si bazë të punës udhëheqet në bazë të Planit Akcionar të Strategjisë Nacionale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me diasporën 2019-2023.
Bashkëbiseduesit theksuan se pavarësisht se diaspora në këtë mandat qeveritar është në kompetencë të Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, por sigurisht që mbetet e gatshme të ndajë përvojat e tyre nga ndryshimet e bëra në Ligjin për diasporën. Theksuan se diaspora duhet parë si pjesë e patjetërsueshme e shoqërive tona dhe një partner shumë i rëndësishëm në tërheqjen e investimeve dhe në të njëjtën kohë për të gjetur modalitete për të inkurajuar mërgimtarët të investojnë në vendet e tyre amë.

Albanian