Ministri z. Xhemail Çupi realizoi takim me At Fabio Baggio, nënsekretar i Kishës Katolike për emigrantët dhe refugjatët në Vatikan, Itali
Në ambientet e departamentit për promovimin e zhvillimit integral njerëzor në Vatikan, institucion ky i themeluar nga vet Papa, u realizua takim me At Fabio Baggio, nënsekretar i Kishës Katolike për emigrantët dhe refugjatët.
Në takim u diskutua për shumë aspekte të migracionit dhe mbështetjen e nevojshme për kategoritë më vulnerabël, me qëllim mbrojtjen e të drejtave tyre, përmirësimin e gjendjes së tyre të përgjithshme si dhe integrimin e tyre më të lehtë në shoqërinë Italiane, por duke ruajtur vlerat, kulturën dhe identitetin e tyre.
Duke kujtuar se Kisha katolike në Maqedoninë e Veriut është kategori kushtetuese, theksova gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm, në mënyrë që shoqëria jonë multi-etnike dhe multi-fetare, përmes dialogut ndërfetar dhe pranimit të dallimeve, të vazhdojë bashkëjetesën produktive ndërmjet komuniteteve në vendin tonë dhe në diasporë.