Ministri z. Xhemail Çupi dhe përfaqësues të tjerë të delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut realizuan takim pune me kryetarin e Venecias z. Vittorio Zapalorto

Ministri i angazhuar për diasporë, Dr. Xhemail Çupi dhe përfaqësues të tjerë të delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veritu të kryesuar nga z. Fatmir Bytyqi, në ambientet e prefekturës realizuan takim me prefektin e Venecias z. Vittorio Zappalorto.

Takimi u zhvillua në një atmosferë mjaft të këndshme, duke theksuar marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve tona dhe posaçërisht u theksua roli i diasporës sonë në rajonin e Venetos si një kategori shumë e integruar e qytetarëve në shoqëri. Kënaqësia e ndërsjellë e të dyja palëve tregoi vullnetin për bashkëpunim të mëtejshëm gjithëpërfshirës në drejtim të mbështetjes edhe më të intensifikuar të mërgimtarëve tanë në Republikën e Italisë.

Albanian