Fjalimi i ministri Dr. Xhemail Çupi në simpoziumin shkencor për nder të veprës së Prof. Dr. Sebahatin Zaim

Në këtë simpozium shekencor që u mbajtë për nder të veprës së Prof. Dr. Sebahatin Zaim, ministri Çupi mbajti një fjalim, të cilin po e sjellim të plotë në vijim:

I nderuar kryetar i Komunës së Shtipit z. Ivan Jordanov, i nderuari zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës Dr. Lulzim Aliu, i nderuar zëvendësministër i Kulturës, z. Daim Luçi, i nderuar rektor i Universitetit shtetëror të Çanakalasë, 18 Mars, Prof. Dr. Cedar Murat, si dhe të gjithë të pranishmit në këtë Simpozium.

Jemi mbledhur këtu për të nderuar personalitetin dhe veprën e Prof. Dr. Sebahattin Zaim, si pjesëtar i rëndësishëm i diasporës sonë i cili u lind në Shtip por veproi në Turqi.
Prof. Dr. Zaim ishte një njeri i madh, intelektual, ekonomist i respektuar dhe akademik i vlerësuar, që ka dhënë përpjekje të madhe në fushën e shkencës dhe autor i njohur me vepra të pasura shkencore, që la gjurmë të qëndrueshme në shkencën e ekonomisë, ku sot emrin e tij e ka marrë edhe një nga universitetet e Turqisë. Me fjalë të tjera, ai është një pjesëtar i shquar i diasporës sonë për të cilin të gjithë jemi krenarë.

Si ministër në Qeverinë e RMV-së i angazhuar për diasporë, synimi im kryesor është që gjithmonë t'u mbetemi besnik rrënjëve tona, rrjedhimisht, pjesë kyçe e strategjisë shtetërore për diasporë është hartëzimi i diasporës shkencore, me qëllim që shkencëtarë si Prof. Dr. Zaim të evidentohen dhe kujtohen në historinë e RMV-së, të kremtohen sukseset e tyre dhe të jenë motivim për gjeneratat e reja.

Në fund, dëshiroj t'ju kujtoj se gushti shënon 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë dhe njerëz të tillë të shquar të diasporës sonë janë motivim për të vazhduar angazhimin tonë për marrëdhëniet dypalëshe miqësore dhe të fuqizojmë lidhjet ndërmjet popujve tanë.

Ky simpozium shkencor është një akt i vogël modest që Prof. dr. Sebahattin Zaim të mbahet mend përgjithmonë.

Ju faleminderit!


 

Albanian