KOMUNIKATË

Shkup, 30 mars 2018​

Sot në Ohër, mbahet takimi i grupit punues për të përfunduar Strategjinë Kombëtare për bashkëpunim me Diasporën. Grupi i punës përbëhet nga Kabineti i Ministrit për Marrëdhëniet me Diasporën, përfaqësues të institucioneve shtetërore, përfaqësues nga organizatat e diasporës, institucionet kulturore, organizatat qytetare dhe ekspert nga Organizata ndërkombëtare për Migrim (IOM) të cilët për 6 muajt e fundit janë përfshirë në krijimin e strategjisë.

Në takim mer pjesë Ministri për Marrëdhëniet me Diasporën Edmond Ademi i cili i përshëndeti anëtarët e grupit punues. Ministri theksoi se kjo Strategji përcakton themelet për një qasje institucionale në ndërtimin e besimit ndërmjet diasporës dhe institucioneve shtetërore në fushën e të drejtave politike, proceseve administrativo-juridike, kulturës, arsimit, shkencës dhe rinisë, dhe krijimin e klimës për investime ekonomike.

Strategjia Kombëtare për bashkëpunim me Diasporën është dokument me të cilin krahas gjendjes momentale, përcaktohen edhe hapat që duhet të ndërmerren me qëllim të përforcimit të raporteve mes Republikës së Maqedonisë dhe diasporës. 

Në procesin e mëtejshëm, krahas konsultimeve, do të organizohet edhe një debat publik me qëllim që të fitohet dokument i qartë dhe preciz në interes të shtetit dhe diasporës.

Dokumenti është dinamik dhe në vete përfshin një skenim të gjendjes aktuale dhe ofron zgjidhje që do të zbatohen sipas planit aksionar në periudhën 2018-2023. 

Albanian