Mërgimtari nga Zhirovnica ka dhuruar një analizues hematologjik për Shtëpin e Shëndetit - Rostushë

 

Shtëpia e Shëndetit “Ruse Boshkovski” në Rostushë, seli në komunën e Mavrovës dhe Rostushës, ka pranuar analizuesin e ri hematologjik, donacion nga Fatmir Veapi, mërgimtar nga fshati Zhirovnicë, i cili jeton dhe punon në Gjermani.

Donacioni në vlerë prej 350.000 denarë i bashkëqytetarit tonë Veapi, është e mirëseardhur dhe është në interes të qytetarëve tanë dhe shëndetit të tyre. Ky është një donacion i njëpasnjëshëm, pas atij të bashkëqytetarit tonë, Salmin Kamberit, nga fshati Skudrinje, i cili jeton dhe punon në Gjermani ku ka dhuruar një analizues biokimik në vlerë prej 146.000 denarë për nevojat e shtëpisë, tha për MIA-në Omer Durmishi, Drejtor i Shtëpisë Shëndetësore.

Shpreh mirënjohje të madhe në emër të gjithë ekipit dhe natyrisht edhe të qytetarëve, mërgimtarëve nga zona e Rekës, të cilët jetojnë dhe punojnë në një vend të Evropës Perëndimore, të cilët nuk harrojnë vendlindjen dhe bashkëqytetarët e tyre.

Shtëpia disponon edhe me një eho aparat të ri, donacion i komunës së Mavrovës dhe Rostushës në vlerë prej 20 mijë eurosh, i cili sipas Durmishit ishte më se i nevojshëm, pasi për nevojën e shërbimit banorët e kësaj komune duhej të udhëtonin në shtëpitë shëndetësore në Struga, Ohri apo Shkupi.

Në Shtëpinë e Shëndetit “Ruse Boshkovski” janë të punësuar dyzet punëtorë shëndetësorë të cilët ofrojnë kujdes shëndetësor për banorët e gjithë komunës.
 

Albanian
АКТУЕЛНОСТИ: