Maqedonasja zgjidhet ministre në Qeverinë e Sllovenisë

Maqedonasja Emilija Stojmenova do të jetë ministre e dixhitalizimit në qeverinë e re sllovene.

Ajo është profesoreshë në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike në Lubjanë dhe është themeluese dhe drejtoreshë e rrjetit FabLab Slloveni dhe drejtoreshë e Digital Innovation Hub (DIH) Slloveni. Ajo është aktive në nismën “Fshatrat e zgjuar”, e cila po zbatohet nën ombrellën e Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian.

Stojmenova Duh përfaqëson Slloveninë në një projekt shumëkombësh të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili përzgjodhi 50 gra nga e gjithë bota, të cilat mbajnë pozita të rëndësishme në shkencë, teknologji dhe matematikë. Pas mbarimit të vitit të dytë në shkollën e mesme Natyrore-Matematikore në Vinicë, ajo u zhvendos në Maribor të Sllovenisë.

Nga Agjencia për Zhvillimin e Personelit në Slloveni përfiton bursë për programin ndërkombëtar të maturës në shkollën e mesme të dytë në Maribor ku përfundon arsimin e mesëm. Më pas vazhdoi studimet për inxhinieri elektrike në Universitetin e Mariborit dhe përfundoi si studente më e mirë.

 

Albanian
АКТУЕЛНОСТИ: