Vizita e ministrit Xhemail Çupi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rezultoi e frytshme duke ju mundësuar shoqatave të mërgatës në Nju Jork dhe rethinë, shfrytëzimin e hapësirave të Qendrës Informative Kulturore
Vizita e punës e ministrit Dr. Xhemail Çupi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në muajin mars të këtij viti rezultoi e frytshme në drejtim të hapjes së mundësisë për shoqatat е mërgatës sonë në Nju Jork dhe rrethinë që të shfrytëzojnë hapësirat e galerisë së Qendrës Informative Kulturore për realizimin e aktiviteteve të tyre.
Në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut u arrit mirëkuptim për t’u dalë në ndihmë shoqatave tona në Nju Jork dhe rrethinë për organizimin dhe realizimin e aktiviteteve kulturore dhe artisitike në galerinë e Qendrës Kulturore Informative me lokacion në 549 West 52nd Street, 8th Floor (Between 10th and 11th Avenue) në Manhattan - Nju Jork.
Ministri Çupi bën të ditur të gjithë shoqatat e diasporës sonë në Nju Jork dhe rrethinë se për realizimin e aktiviteteve të tyre në Qendrën Kulturore Informative mund të kontaktojnë drejtorin e kësaj galerie z. Gorazd Poposki në e-mail adresën gorazdpoposki@gmail.com, me qëllim që këto aktivitete të inkorporohen në programin vjetor.