Gazeta maqedonase “Ilinden” u bë pjesë e platformës Aleanca për Mediat Etike të Shqipërisë
Gazeta maqedonase “Ilinden” është bërë pjesë e platformës Aleanca për Media Etike, anëtarë të AME-s janë 29 media të shkruara dhe audiovizive në Republikën e Shqipërisë.
Aleanca mbron anëtarët e saj ndaj presioneve dhe sulmeve të padrejta. Aleanca për Media Etike është një grup vullnetar i mediave shqiptare të përkushtuara për të zbatuar rigorozisht Kodin e Etikës së Gazetarit. Misioni i Aleancës për Media Etike është që të promovojë raportimin cilësor në të gjitha format, në mënyrë që t’i tregojë publikut se anëtarët e Aleancës janë burimet e besueshme të informacionit.
Gazeta maqedonase “Ilinden” është gazeta e parë e pakicës maqedonase në Republikën e Shqipërisë që është pjesë e platformës Aleanca për Media Etike, dhe njëkosisht dhe gazeta e parë nga pakicat kombëtare në Republikën e Shqipërisë.
Gazeta maqedonase “Ilinden” dhe Kryeredaktori i gazetës, Nikolla Gjurgjaj falenderon Bordin e Aleancës për Media Etike, që vendosi që Gazeta maqedonase “Ilinden” të jetë anëtare e AME-s. Gazeta maqedonase "Ilinden" u botua në shkurt të 2011 në Tiranë, është gazetë e Shoqatës Maqedonase “Ilinden”-Tiranë dhe e vetmja gazetë e maqedonasve në Republikën e Shqipërisë që botohet në version të shtypur dhe në formë elektronike.
Gazeta maqedonase "Ilinden" prodhon dhe transmeton informacione në gjuhën maqedonase. Publikohen lajme për Maqedonasit në Republikën e Shqipërisë, Maqedoninë, Shqipërinë, Ballkanin, Evropën dhe Botën, lajme politike, lajme ekonomike, kulturore, sportive dhe intervista.
Gazeta maqedonase "Ilinden" përpiqet të ketë standarde të gazetarisë objektive, hulumtuese, analitike, paraqitje objektive të informacionit dhe burimeve të saj, si dhe cilësi dhe kreativitet në krijimin e lajmeve.
Gazeta maqedonase Ilinden - Shqipëri