Ministri Çupi morri pjesë në manifestimin kulturor-shkencor "Drita e Gonxhës"

Në shenjë të përkujtimit të 112 vjetorit të lindjes dhe 25 vjetorit të vdekjes së Gonxhë Bojaxhiut - Nënës Terezë, me ftesë të drejtorit të Shtëpisë Përkujtimore të Nënës Terezë z. Naser Curri, ministri mori pjesë në manifestimin kulturor-shkencor të titulluar “Drita e Gonxhës” me ç’rast u promovua edhe libri Letra të Gonxhë Bojaxhiut, Nënës Terezë të autorit Anton Nikë Berisha, të organizuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve - Shkup.

Albanian