Ministri Çupi në qytetin e Crissierit realizoi takim me përfaqësuesite shoqatave të mërgimtarëve

Në Konfederatën Zvicërane në qytetin e Crissierit ministri Çupi realizoi takim të përbashkë me përfaqësuesit e Forumit të Shoqatave Maqedonase, Këshillit Nacional Maqedonas, Shoqatës Bamirëse Maqedonase Pirok, Unionin e Arsimtarëve në Zvicër. Gjatë këtij takimi tepër frytëdhënës  ministri Çupi i  dëgjoi kërkesat dhe propozimet e tyre legjitime gjithashtu i informoi për mësimin plotësues në gjuhën amtare, si dhe për rolin e qendrave të diasporës në 23 komuna të RMV-së, projekt ky që ngjalli kureshtjen e tyre.

Albanian