Ministri Çupi takoi kryetarin e Qendrës Kulturore NOMART z. Rromir Imami dhe kryetarin e medias informative Albinfo.ch, z. Sevdail Tahiri

Në ambientet e Ambasadës së RMV-së në Bern ministri Çupi realizoi takim me kryetarin e Qendrës Kulturore NOMART z. Rromir Imami dhe me kryetarin e medias informative në gjuhën shqipe Albinfo.ch në Zvicër, z. Sevdail Tahiri. Në këtë takim u prezantuan aktivitetet kulturore të NOMART dhe punës së medias ALBINFO.

Kryetari i Qendrës Kulturore NOMART propozoi që kjo qendër të institucionalizohet dhe të jetë QIK e RMV-së në Konfederatën Zvicerane, duke ndjekur shembullin e QIK-ut ekzistues në SHBA. Një ashtu ALBINFO sugjeroi që mediatikisht të mbuloj edhe RMV-në, siç raporton aktualisht për R. Shqipërisë dhe R. Kosovës.

Ministri Çupi shprehi kënaqësinë dhe gatishmërinë për hapjen e QIK-ut në Zvicër dhe njëkohësisht ky do të jetë aktiviteti i radhës në bashkëpunim me institucionet përkatëse në vend, duke pasur parasysh numrin e diasporës sonë dhe nevojën për hapjen e një qendre të tillë.

Albanian