Ministri Çupi në Bernë realizoi takim me Sekretarën e Migracionit të Konfederatës Zvicërane, znj. Annette Mathur-Weiss

Ministri Çupi në Bernë realizoi një takim të rëndësishëm me Sekretarën e Migracionit të Konfederatës Zvicërane, znj. Annette Mathur-Weiss.

Në një atmosferë pune shumë konstruktive dhe në një ndikim shumë të rëndësishëm për diasporën e Republikës së Maqedonisë së Veriut u zhvillua ky takim me të cilën u shkëmbyen mendime nga shumë fusha në lidhje me integrimin më të suksesshëm të diasporës sonë në nivel federal, kantonal dhe komunal në Konfederatën Zvicërane.

Mes të tjerash ministri Çupi bashkëbiseduesve u përcolli kërkesat nga diaspora e Republikës së Maqedonisë së Veriut në radhë të parë nevojën për hapjen e një qendre informative kulturore që do të jetë qendër për promovimin e kulturës, artit, muzikës, teatrit tonë, duke ndjekur shembullin e QIK-ut në SHBA. Gjithashtu u propozoi që një qendër e tillë të hapet edhe në Shkup, me qëllim që të prezantohen vlerat zvicërane tek ne dhe në të njëjtën kohë të ofrojnë kurse për studimin e gjuhëve zyrtare që fliten në Konfederatën Zvicërane për anëtarët e familjeve që planifikojnë bashkim familjar, si dhe të organizojnë aktivitete të ndryshme kulturore.

Krahas kësaj ministri Çupi u përcjelli edhe nevojën për njohjet reciproke të patentëve të shoferit, kërkesë kjo që akoma nuk ka një përgjigje.

Albanian