Ministri Çupi në qytetin e Lucernit u takua me përfaqësuesit e Rrjetit të Biznismenëve nga Zvicra Qendrore

Ministri Çupi në qytetin e Lucernit aktivitetin e tij e zhvilloi me komunitetin e biznesit ku takoi përfaqësuesit e Rrjetit të Biznesmenëve nga Zvicra Qendrore, presidentin z. Florim Useini, një biznesmen i suksesshëm me origjinë nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Në takim të pranishmit ministri Çupi i njohi me përparësitë që ofron vendi jonë në drejtim të tërheqjes së investimeve të huaja nga diaspora e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu ministri i informoi se mënyra më e mirë për të promovuar bizneset e tyre është mbajtja e forumeve ekonomike.

Kryetari i këtij rrjeti informoi për aktivitetet e tyre në drejtim të rrjetëzimit të biznesmenëve të suksesshëm në Zvicër për kapital dhe në drejtim të mundësive për investime.

Albanian