Ministri Çupi në qytetin e Weinfeldit vizitoi fabrikën e përpunimit të mishit Ardival AG

Ministri Çupi gjatë vizitës së punë në Konfederatën Zvicërane në qytetin e Weinfeldit vizitoi fabrikën e përpunimit të mishit dhe produkteve të mishit “Ardival AG”.

Pronari i kompanisë z. Samet Iseini, me origjinë nga Çegrani i njohu drejtpërdrejt me procesin e përpunimit të mishit, plotësisht të automatizuar deri në produktin përfundimtar me makineri moderne që sot përfaqëson një markë serioze që shitet edhe në rrjetin Aldi. 

Gjatë bisedës u cek edhe mundësia për të investuar në vendlindje, ku z. Iseni u shpreh se duhen të shqyrtohen standardet në fushën e përpunimit të mishit, të cilat duhet të jenë në nivelin e rregullave strikte që mbizotërojnë në Zvicër.

Albanian