Ministri Xhemail Çupi falënderoi Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bern, Kenan Ramadani, Romir Imamin dhe gjithë nikoqirët e takimeve

Mbas përfundimit të vizitës së punës në Konfederatën Zvicërane ministri Dr. Xhemail Çupi dhe këshilltari i tij z. Sejdi Demiri bënë një retrospektivë të punës ku vlerësuan se takimet u zhvilluan në një atmosferë shumë pozitive, me çka i falënderuan të gjithë nikoqirët që realizuan takime.

Gjithashtu ministri Çupi, gjatë qëndrimit në Konfederatën Zvicërane në disa takime ka qenë i shoqëruar nga ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bern z. Kenan Ramadani, që njëashtu i shprehu mirënjohje të veçantë dhe gjithashtu falënderoi edhe z. Romir Imami, i cili prej kohësh jeton dhe punon si fotograf në qytetin e Friburgut i cili na ofroi mbështetje të çmuar logjistike gjatë gjithë qëndrimit të ministrit.

 

Albanian