Ministri Xhemail Çupi takoi drejtorët menaxhues të Agjencisë Ndërkombëtare të Menaxhimit të Projekteve “Integra Europe KG”

Ministri Dr. Xhemal Çupi takoi drejtorët menaxhues të Agjencisë Ndërkombëtare të Menaxhimit të Projekteve “Integra Europe KG”, Dr.Dr. Hans-Joachim dhe Andreas Bäumler me qendër në Magdeburg të RF të Gjermanisë. Agjencia në fjalë ka një përvojë shumëvjeçare në përfshirjen e kompanive të mesme në projekte të mëdha shtetërore në disa vende të botës.

Me qëllim të promovimit të bashkëpunimit në tërheqjen e investimeve të huaja, ministri Çupi propozoi mbajtjen e forumeve të biznesit, ku do të merrnin pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore, odave ekonomike, përfaqësues komunalë dhe sipërmarrës të suksesshëm nga të dy vendet, si dhe sipërmarrës nga diaspora jonë që jetojnë dhe punojnë në RF të Gjermanisë.

Lidhur me bashkëpunimin në fushën e turizmit shëndetësor, për të cilin bashkëbiseduesit shprehën interes të veçantë, ministri Çupi sugjeroi në zbatimin e një projekt-piloti në nivel komunal, sidomos gjatë periudhës së verës kur diaspora jonë qëndron në atdhe.

Në aktivitetet e tyre të ardhshme ministri Çupi i ofroi bashkëpunim me një ide konkrete, gjegjësisht, rrjetëzimin e unioneve të sipërmarrësve të shquar nga diaspora jonë me unionet е bizneseve gjermane, në fusha të ndryshme.

Në këtë takim morën pjesë edhe këshilltari në Qeverinë e RMV-së, z. Johannes Heidecker dhe promotori ekonomik për RF të Gjermanisë dhe Austrinë, z. Abdilxhemil Saiti.

Albanian