Nënshkrimi i kontratës së parë për bashkëpunim në fushën e diasporës mes Ministri Xhemail Çupi dhe Kryetarit të Komunës së Krushevës, Tome Hristoski
Sot, data 02.11.2022, është ditë e një rëndësie të veçantë për arsye se u nënshkruajt kontrata e parë për bashkëpunim në fushën e diasporës mes Ministri Dr. Xhemail Çupi dhe kryetarit të Komunës së Krushevës, z. Tome Hristoski.
Me këtë rast Ministri Çupi ju drejtua të pranishmëve në Komunën e Krushevës, me ç'rast falënderoi në radhë të parë kryetarin e komunës për gatishmërinë e tij për thellimin e bashkëpunimit si dhe dha një pasqyrë të shkurtër të projekteve në të cilat kabineti tij është duke punuar në vazhdimësi për të mirën e diasporës.
Sipas kontratës së nënshkruar bashkëpunimi do të realizohet nëpërmjet hapjes së zyrave komunale të cilat do të kenë rol ndërmjetësues me qëllim që qytetarëve nga diaspora t'ju mundësohet qasje më e lehtë në informatat e nevojshme dhe t'ju jepen udhëzime shtesë bazuar në të drejtat dhe obligimet e tyre në procedurat përkatëse para organeve kompentente gjatë qëndrimit të tyre në vendin amë.
Gjithashtu sot dhe në ditët në vijim do të vazhdohet me nënshkrimin e kontratave për bashkëpunim në fushën e diasporës për hapjen e zyrave komunale edhe me komunat tjera që kanë pranuar një bashkëpunim të tillë.
Në këtë takim Ministri Çupi ishte i shoqëruar edhe nga Drejtori i Inspektoriatit shtetëror për vetqeverisje lokale z. Afrim Qoku.