Ministri Xhemai Çupi nënshkruajti kontratën për bashkëpunim në fushën e diasporës me kryetarin e Komunës së Koçanit, z. Lupço Papazov

Komuna e ardhshme në të cilën do hapet zyrë komunale “Qendër për diasporë”, është Komuna e Koçanit, në ambientet e së cilës, me kënaqësi Ministri Dr. Xhemail Çupi së bashku me Kryetarin e kësaj komune, z. Lupço Papazov, nënshkruajtën kontratën për bashkëpunim në fushën e diasporës.

Në këtë rastë Ministri Çupi dhe kryetari z. Papazov u pajtuan se ngjarja e sotme është shumë domethënëse, që në të ardhmen të ketë bashkëpunime të ndryshme, si dhe patën rastin të diskutojnë në temën e promovimit të konceptit të Qendrës për diasporë përmes raporteve të punës ndërmjet institucioneve në nivel qendror dhe lokal.

Ngjarja në Komunën e Koçanit përfundoi me sukses, Ministri Çupi, duke falënderuar për pritjen e ngrohtë, dhe me shpresë se bashkëpunimi i tillë i përbashkët në të ardhmën do të vazhdoj në këtë drejtim.  

Albanian