Ministri Xhemai Çupi nënshkruajti kontratën për bashkëpunim në fushën e diasporës me kryetarin e Komunës së Qendër Zhupë, z. Arijan Ibraim

Komuna e rradhës me të cilin Ministri Dr. Xhemail Çupi do të bashkëpunon në fushën e diasporës është edhe ajo e Qendrës Zhupë të përfaqësuar nga kryetari i saj, z. Arijan Ibraim.

Për Ministrin dhe Kryetarin, diaspora e Komunës Qendër Zhupë ka rëndësi dhe peshë të madhe, andaj me nënshkrimin e kësaj kontrate hapim një kapitull të ri me të cilën banorëve të kësaj komune që jetojnë jashtë shtetit do tu mundësohet qasje më e lehtë në informatat e nevojshme dhe t’ju jepen udhëzime shtesë bazuar në të drejtat dhe obligimet e tyre në procedurat përkatëse para organeve kompentente gjatë qëndrimit të tyre në vendin amë.

Takimin që u zhvillua ishte tejet i rëndësishëm meqë bashkërisht u dakorduan të punojnë për hapat e mëtutjeshëm deri në realizim të projektit.

Albanian