Ministri Çupi e nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e diasporës për hapjen e zyrave funksionale për diasporën në Komunën Mavrovë dhe Radostushë

Në zonën e Komunës së Mavrovës dhe Radostushë, me kryetarin e kësaj komune, z. Medat Kurtovski, Ministri i angazhuar për diasporën, Dr. Xhemail Çupi e nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e diasporës për hapjen e zyrave funksionale për diasporën.
Në takimin, i cili është po ashtu i një rëndësie të veçantë, me kryetarin Kurtovski dhe me këshilltarët e pranishëm komunalë dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, u bisedua për konceptin e Qendrës së Diasporës, ku Ministri dha një sqarim të detajuar lidhur me realizimin e këtij projekti aktual që do të t'i shërbejmë diasporës në drejtim të realizimit të të drejtave dhe detyrimeve të tyre, po ashtu ramë dakord që bashkërisht të përpiqemi për thellimin e bashkëpunimit.
 

Albanian