Ministri i angazhuar për diasporë Dr.Xhemail Çupi mori pjesë në prezantimin e Indeksit të Zhvillimit Njerëzor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për 2021/22”
Me ftesë të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, SH.T. z. Stevo Pendarovski dhe nën organizimin e UNDP-së dhe Institutit për Demokraci “Societas Civilis” - Shkup dhe, së bashku me Nënkryetarin e Kuvendit të RMV-së, Dr. Hysni Ismaili, Ministri i angazhuar për diasporë Dr.Xhemail Çupi mori pjesë në prezantimin e Indeksit të Zhvillimit Njerëzor të Republikës së Maqedonisë së Veriut për 2021/22”.
Indeksi i Zhvillimit Njerëzor është një statistikë e përbërë nga tregues të ndryshëm që shërben si tregues i të gjitha sferave të gjendjes së shtetit tonë, për të arritur nivel më të lartë të zhvillimit njerëzor është e nevojshme përballja me realitetin dhe zgjidhja e problematikave që na preukupojnë, në këtë mënyrë është e mundshme në arritjen e ndryshimeve pozitive dhe ecjes së vendit tonë në një vend të zhvilluar.